Flash News

KRYESORE

“Është naive, s’e ka të gjatë në politikë”, Hajdari i përgjigjet Nanos: I dashur Mustafa, dua të ndryshoj Shqipërinë

“Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë mbijetesën dhe jetesën në politikën shqiptare”. Kështu deklaroi Mustafa Nano, në monologun e tij në “Provokacija”, teksa iu referua përgjigjes, kur u pyet se cili do të ishte qëndrimi i saj nëse nëna e saj gjyqtare nuk do të kalonte procesin e vettingut.

Sipas Nanos, përgjigjja e saj ishte e pazakontë, dhe atipike, pasi tha se “nëna ime ka punën e vet dhe unë kam punën time. Nëna ime është gjyqtare dhe si të gjitha gjyqtaret ajo do ti nënshtrohet vettingut dhe do i bindet vendimit që do marrin institucionet dhe unë nuk hyj fare në këtë mes”.

Në monologun e tij, Nano shprehet se nëse bien dakord që Hajdari është naive, pikërisht për këtë fakt ajo nuk do e ketë të gjatë mbijetesën në politikë.

Por, deklaratës së Nanos i është përgjigjur deputetja Hajdari, se ka hyrë në politikë për të ndryshuar Shqipërinë.

“I dashur Mustafa, unë nuk kam hyrë në politikë për të ndryshuar shtëpinë, siç kanë bërë ata përpara meje. Unë dua të ndryshoj Shqipërinë. Ta them ty dhe atyre që duan të dëgjojnë”, i përgjigjet Hajdari.

Të fundit