Flash News

KRYESORE

Është pjesë e listës së LSI, doktori Vargu tregon ç’do bëjë me mandatin e deputetit

Është pjesë e listës së LSI, doktori Vargu tregon

Doktori i njohur Petrit Vargu ka qenë kandidat në listën e LSI-së për Qarkun Tiranë, në zgjedhjet e vitit 2017. Nëpërmjet një reagimi, Vargu ka konfirmuar pozicionin e tij sa i përket mandatit të deputetit, tashmë që kolegët e LSI-së janë larguar nga Parlamenti. Ai thekson se ka refuzuar të marrë mandatin.

“Të nderuar miq! Shumë njerëz më pyesin nëse do të shkoj në Parlament apo jo? Natyrisht me “pro” dhe “kundër” sipas bindjeve politike që kanë. Vendimi im i lirë është të jem gjithmonë miku juaj, duke e refuzuar hyrjen time në këtë lloj Parlamenti. Ju respektoj të gjitheve”, shkruan Vargu.

Tre deputetë të tjerë do të betohen sot në Kuvend, ndërkohë që numri i deputetëve në Parlament do të shkojë në 99.

Të fundit