Flash News

KRYESORE

Është president i një vendi anëtar të NATO dhe BE, Prokopis Pavlopulos hipën në majë të tankut për të kërcënuar fqinjët

Është president i një vendi anëtar të NATO dhe BE,

Greqia është prej dekadash vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, megjithatë, presidenti i Prokopis Pavlopulos nuk e ka problem të sillet si një ballkanas tipik i shekullit të XX.

Në 105 vjetorin e çlirimit të qytetit të Janinës, Pavlopulos është ngjitur me vështirësi në majë të një tanku, për të kërcënuar fqinjët e Greqisë, të cilët janë gjithashtu anëtarë të NATO-s dhe BE-së.

“Ne, grekët, jemi populli dhe kombi i paqes dhe demokracisë, por dimë se si të mbrojmë kufijtë tanë, kur është e nevojshme për ne, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë kombëtar”, ka deklaruar Pavlopulos nga maja e tankut.

Kjo deklaratë është interpretuar si kërcënim direkt ndaj Turqisë, për shkak të përplasjeve të fundit që kanë ndodhur në Egje, por edhe një garanci për grekët lidhur me marrëveshjet që do të arrihen me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Të fundit