Flash News

KRYESORE

"Është president partiak"; pavarësisht kritikave të Ramës, dy zyrtarët socialistë i bashkohen delegacionit të Metës

"Është president partiak"; pavarësisht kritikave

Një president partiak e ka konsideruar Ilir Metën kryeministri Edi Rama, pas përplasjeve të shumta institucionale dhe personale që kanë patur muajt e fundit. Midis Presidencës dhe Qeverisë ekziston tashmë një konflikt që mbahet i hapur nga vendimi i Metës për të mosdekretuar Gent Cakajn në krye të Ministrisë së Jashtme.

Gjithsesi, kjo situatë nuk i ka penguar zyrtarët e mazhorancës që të bëhen pjesë e delegacioneve që udhëhiqen nga presidenti.

Në vizitën e fundit zyrtare që zhvilloi në Egjipt, pjesë e delegacionit të Metës ishin Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, dhe Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës. Ata kanë shoqëruar presidentin në takimet që zhvilloi me zyrtarët më të lartë egjiptianë.

Të fundit