Flash News

KRYESORE

“Është pyetje dashamirëse”, Arta Markun flet për presionin nga politika si kryeprokurore: Më vjen keq që e thoni!

“Është pyetje dashamirëse”, Arta Markun flet për

Arta Marku, nën cilësinë e kryeprokurores së përkohshme dhe në garën për një mandat kushtetues sot gjatë intervistës së saj që zgjati rreth një orë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u pyet edhe për presionet nga politika gjatë këtyre dy viteve.

Anëtari i KLP, Bujar Sheshi e pyeti se çfarë garancie i ofron KLP –së nëse kryeson garën që do i qëndronte presionit të politikës.

“ Është pika juaj e fortë në këtë përballje dhe nëse ju është dhënë rasti ta vërtetoni në këto dy vite pune? “, e pyet Sheshi.

“Gjatë këtyre dy viteve kam punuar në kushtet e një presioni të madh politik, mediatik me kompetenca të kufizuara në mungesë të plotë të institucioneve të reja kushtetuese për ushtrimin e funksioneve. Kam dëshmuar mjaftueshëm që nuk kam varësi nga politika, jam anatemuar për të kundërt sidomos për raste publike. Kur rastet janë zgjidhur e kam vërtetuar të kundërtën, i fundit për vendimmarrjen e sektorit të dekriminalizmit për kreun e bashkisë Vorë. Nuk është tregues i vogël dhe jo i varësisë politike. Kur isha në periudhë kandidimi dhe nuk kam vepruar e varur dhe për të arritur qëllimet e mia personale”, tha Arta Marku.

Pasi fjalës së saj, ndërhyn sërish Sheshei i cili insiston që të marrë përgjigje mbi pikën e fortë që do do shërbejë si garanci.

“Është pyetje dashamirëse”, tha anëtari i KLP.

“Më vjen keq që e thoni, nuk është nevoja ta thoni një gjë të tillë”, tha Marku duke përsëritur rastet e mësipërme.

Të fundit