Flash News

KRYESORE

“Është rritur nën hijen time”, Tahiri i përgjigjet Ramës: S’kam frikë ta mohoj

“Është rritur nën hijen time”, Tahiri i

Rishfaqja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dje në Kuvend duket se i ka fryrë më shumë “zjarrit” të aktualitetit politik.

Pas mbarimit të seancës, dje Tahiri foli me mesazhe të koduara para gazetarëve duke thënë se “nuk ka bir nëne dhe bir k**ve që ta ndalë atë”, një frazë e përdorur nga vetë Rama disa vite më parë.

I ftuar mbrëmë në “Real Story”, kreu i qeverisë mohoi se ajo batutë ishte një lloj kërcënimi për të dhe tha se Tahiri është i lirë të përdorë batutat që dëshiron ndërsa e cilësoi si një gjë normale faktin që dikush që është rritur nën hijen e tij ti përdorë ato.

“Që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time në një farë kuptimi ndodh shpesh. Është i lirë të bëjë batutat që dëshiron. Është për të qeshur ajo që thonë se Saimir Tahiri më bën mua presion”, komentoi Rama mbrëmë në “Real Story”.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike, Tahiri e ka komentuar sërish deklaratën e Ramë, nëse ai është rritur nën hijen e Ramës.

“Ka mënyrën e tij si ta shpjegoje unë kam punuar me të e s’kam aryse ta mohoj, po nëse kjo quhet nën hijen time apo në rrezet e diellit, është puna e tij, unë s’kam frikë ta mohoj që kam punuar me të”, u shpreh Tahiri për “News 24”.

 

Të fundit