Flash News

KRYESORE

A është Serbia ajo që ndan Ramën dhe Bushatin? Ministri i Jashtëm nuk ftohet nga kryeministri në takimet me presidentin serb

A është Serbia ajo që ndan Ramën dhe Bushatin? Ministri i

Takimet midis Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit kanë qenë të shumta përgjatë viteve të fundit, por ajo që ka filluar të bjerë në sy është mungesa e pranisë në këto takime e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Është fakt se politika e jashtme nuk është një nga ato fusha ku kryeministri Rama ndihet plotësisht i sigurtë, dhe roli i Bushatit ka qenë i madh në 5 vitet e qeverisë së socialistëve, megjithatë, kur vjen puna te takimet Rama-Vuçiç, ai nuk është më i pranishëm.

Kështu ka ndodhur edhe në takimin e zhvilluar dje midis kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë. Takimi u zhvillua ‘kokë më kokë’ dhe pa praninë e Bushatit apo të këshilltarit Endri Fuga.

Gjatë Forumit Ekonomik në Davos, ministri Bushati ka qenë i pranishëm në takimet që Rama ka zhvilluar me kryemnistrat e Greqisë, Kroacisë, Belgjikës, si dhe në takimin me mbretin e Jordanisë, raporton Politiko.al.

Ai mungoi vetëm në takimin e Ramës me Vuçiç dhe me kryeministrin e Holandës, por në rastin e fundit, dy kryeministrat u takuan në hollin e një prej resorteve ku po zhvillohet Forumi Ekonomik, dhe jo në ambient privat, siç ka ndodhur me takimet e tjera.

Ambasadorja kosovare replikon me Vuçiç: Nuk pranon të njohësh Kosovën? Mirupafshim… Mbështetet nga Ditmir Bushati

Të fundit