Flash News

KRYESORE

Është zyrtare: Aktori Bes Kallaku federohet me këtë ekip futbolli Shqipëri

Të gjithë e njohim prej vitesh si një aktor të talentuar dhe të suksesshëm, por Besart Kallaku ka edhe një pasion të fshehur për të cilin nuk flet shpesh në publik, i cili është futbolli.

Mesfushori Kallaku rezulton i federuar në Federatën Shqiptarë të Futbollit me ekipin e Shënkollit të Lezhës, që merr pjesë në Kategorinë e Parë – Grupi A, i cili është niveli i dytë i futbollit shqiptar.

Shënkolli është një ekip i krijuar në vitin 2011, ndërsa trajner i skuadrës është emëruar Alert Alcani. Ekipi synon të renditet në pesë vendet e para, ndërsa Kallaku do të ketë mundësi të sfidojë ekipe të njohura, si: Vllaznia, Dinamo, Beslidhja, Erzeni apo Burreli.

Kjo është eksperienca e dytë e Bes Kallakut në futboll, pas aktivizimit disa ndeshje me Mamurrasin. Nuk dihet nëse ai do të luaj për pasion apo ka nënshkruar ndonjë kontratë me presidentin Artan Djala, por rrogat në këtë kategori nuk i kalojnë 50 mijë lekë të reja në muaj.

Të fundit