Flash News

KRYESORE

Është zyrtare, Parlamenti britanik është i varur, Theresa May mund të japë dorëheqjen

Është zyrtare, Parlamenti britanik është i varur, Theresa

Pas zgjedhjeve të një dite më parë në Britaninë e Madhe, kryeministrja Theresa May pritet të dalë nç një deklaratë.

Konservatorët nuk mund të arrijnë 326 deputetë në Parlament për të cilët kanë nevojë të qeverisin pa qenë në koalicion që parlamenti të mos jetë i varur.

Po duket gjithnjë e më shumë që Mey do të largohet si lideri Tory.

PARASHIKIMI: Konservatorët (318, - 13), Laburistët (262 vende, +30), Liberal Demokratët (13 vende, +5).

Ndërkohë numri i njerëzve të regjistruar për të votuar është më i lartë se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015.

Janë 46.9 milionë njerëz të regjistruar për të votuar, një rritje nga numri i zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2015 prej 46.4 milion.

Do të zgjedhen gjithsej 650 deputetë të Westminster. Në mënyrë që një parti të marrë një shumicë të qartë në qeveri, ajo duhet të kërkojë 326 vende.

Pritja e madhe e daljes së May në një deklaratë ka ngritur dyshime se ajo do të shpallë dorëheqjen.

Të fundit