Flash News

KRYESORE

Eshtrat e ushtarëve greke riaktivizojnë PDIU-në/Mesila Doda: Protestë nesër para MPJ-së për viktimat çame!

Ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda, gjatë qëndrimit të mbajtur sot në mbrëmje në Ora News, ngriti dyshime lidhur me eshtrat e zbuluara sot në Dragot të Tepelenës.

Sipas Dodës, Shqipëria po tregohet inferiore në bisedimet me Greqinë.

“Po përdoren të vdekurot. E kam parë në portale, se aty nuk ka ansjë shkronjë greke. Aty shkruhet “Greco” me shkronja latine. Ky është një teknikalitet. Aty janë hapur gropa edhe në vitet ’85. Nëse duan të nderojnë të afërmit e tyre, do duhej që t’i merrnin në dheun amë dhe t’i nderonin atje, si çdo varrezë në gjithë botën. Kjo nuk ndodh për arsey shumë të qarta. Deklarata e MPJ greke përsërit të njëjtën sagë të padrejtë në bisedimet me shtetin shqiptar. Nuk ka asnjë transparencë për çështjen çame. Çështja e kufirit detar, e minriteteve dhe çështja çame ka qenë në të njëjtën shportë. Por nga këto bisedime nuk del kështu. Presidenti grek ka bërë deklarata anormle për një vend të BE. Ka thënë që kjo do vështirësonte integrimin e shqipëtisë. Ne kemi 9 minoritete, Greqia është vend i BE dhe nuk ka as marrëveshje kuadër për njohje tëe pakicave, nuk ka asnjë ligj atje. Kemi pakica shqiptare në Çamëri. Shteti shqiptar shtrihet barkas ndaj grekëve nëse nuk është presioni i PDIU-së” – tha Doda.  

“PDIU do kërkojë heqjen e statusit të varrezës historike, për varreznë e ushtarëve grekë në Bularat, pasi as marrëveshja e nënshkruar nga Berisha nuk e parashikonte një gjë të tillë” – vijoi ajo lidhur me një VKM të qeverisë Rama që e ka parashikuar një status të tillë për varrezat.

Doda paralajmëroi një protestë nesër para Ministrisë së Jashtme, në nderim të të rënëve shqiptarë në Çamëri, ku do t'i kërkohet respektimi i reciprocitetit shtetit shqiptar.  

Image may contain: fire and candles

Të fundit