Flash News

KRYESORE

“Eskobari i Ballkanit”, avokati Sollaku: Janë 1800 faqe përgjime, s’kanë punë me Balilin

“Eskobari i Ballkanit”, avokati Sollaku: Janë 1800 faqe

Theodhori Sollaku, avokati i Klement Balilit, ka treguar se dosja me 1800 faqe nuk ka asnjë fakt kundër të ashtuquajturit “Eskobar i Ballkanit” dhe se në të përmenden vetëm disa shtetas grekë.

“Unë kam ndjekur gjatë këtyre dy viteve sepse kemi punuar me zyrën avokatore në Greqi, kemi qenë të bindur që nuk ka asnjë provë. Janë rreth 1800 faqe përgjimesh që s’kanë punë fare me Balilin. Bën fjalë për shtetas grekë. Sa i përket rastit të Balilit, bëhet fjalë vetëm për një episod, por i paprovuar.

Pse është Eskobari i Ballkanit? As në procedimin që i bëhet nuk ka fakte të tilla që ta cilësojnë Kelmend Balilin si njeri të fortë. Çfarë janë administruar nga policia greke, ne i kemi në dosje, të cilat nuk tregojnë asgjë”, u shpreh Sollaku.

Të fundit