Flash News

E-TJERA

Eskobari i Ballkanit/ Krimet e Rënda caktojnë datën e gjyqit për Klement Balilin

Eskobari i Ballkanit/ Krimet e Rënda caktojnë datën e gjyqit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar datën se kur do të zhvillohet seanca e parë për Klement Balilin, i cilësuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Mësohet se data e parë e seanës është parashikuar të mbahet më 25 shkurt ora 10.00.

Balili akuzohet për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”,  “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Që prej majit të vitit 2016-të, ish-drejtori i transportit në Sarandë, qëndronte në arrati dhe u vetëdorëzua te autoritetet shqiptare më 15 janar.

Në vitin 2017-të, autoritetet vunë nën sekuestro një pasuri të konsiderueshme të Klement Balilit dhe familjarëve të tij. Mes aseteve të sekuestruara ishin hoteli ‘Santa Quaranta’ në Sarandë, 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe si dhe 28,690 m2 truall.

Këto pasuri dyshohet se janë vendosur me para të ardhurara nga aktiviteti kriminal.

Të fundit