Flash News

KRYESORE

Eskorta e Ramës filmohet në Vlorë, në media po flitet për një takim mes kryeministrit me Thaçin

Eskorta e Ramës filmohet në Vlorë, në media po flitet

Kryeministri Edi Rama njoftoi se sot pasdite do të ishte në prezantimin e projektit të ri të rindërtimit të gjimnazit ‘Sami Frashëri’, por atje ishte vetëm Veliaj.

Ndërkohë, një video e publikuar nga Top Channel tregon eskortën e kryeministrit në Vlorë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se Rama ndodhet në vilën qeveritare në Vlorë. Mendohet se ai do të jetë në një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili ditën e sotme është fotografuar në Ardenicë të Fierit.

Kujtojmë se edhe ministri Gent Cakaj udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara, por që vizita nuk u bë publike. Një ditë pasi doli lajmi, Cakaj publikoi fotografi me Grenell duke thënë se nuk ka plane të fshehta për shkëmbimin e territoreve në marrëveshje.

Të fundit