Flash News

KRYESORE

Esktradimi i “financierit” të Habilajve, ministri italian i drejtësisë falenderon Shqipërinë

Përmes një deklarate për shtyp, ministri italian i Drejtësisë Anrdea Ormaldo, ka falenderuar autoritetet shqiptare, për ekstradimin e Nazer Seitit, personit që konsiderohet si “financvieri” i grupit të narko-trafikut të “Habilajve”, çështje për të cilën në Shqipëri po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Në deklaratën e plotë, Orlando thotë:

“Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare.

Dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për  autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007.

Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”.

 

Të fundit