Flash News

KRYESORE

Et tu, Bush?! Dy aktore amerikane akuzojnë ish-Presidentin se i ka ngacmuar seksualisht. Që nga karroca e invalidit

Et tu, Bush?! Dy aktore amerikane akuzojnë ish-Presidentin se i ka ngacmuar

Presidenti Bush, edhe pse në karrige me rrota, ka ngacmuar seksualisht disa gra, shkruajnë mediat amerikane. Dy aktore kanë deklaruar për CNN dhe Deadspin se ai i ka prekur në të pasme, shoqëruar edhe me shaka të papërshtatshme, gjatë takimeve me të kur janë bërë edhe 'foto e rastit'.

Aktorja Heather Lind shkroi në Instagram rreth incidentit, por e fshiu më vonë, sipas CNN.  

"Kur pata rastin të takohesha me George H. Ë. Bush katër vjet më parë, për të promovuar një film historik për të cilin po punoja, ai më ngacmoi seksualisht kur po dilja në foto me të. Ai nuk më shtrëngoi dorën. Ai më prkeu në të pasme që nga karrigia me rrota ndërkohë që e shoqja Barbara ishte në krah të tij. Pastaj më tregoi një shaka të pistë. Dhe më pas, ndërkohë që bëhej fotografimi, më preku edhe njëherë".

Një tjetër aktore, Jordana Grolnick tha se Bush (senjor) e ngacmoi në gusht 2016 në paskuintat e një teatri në Maine.  

Zëdhënësi i Bush-it u përgjigj me një deklaratë:

"Në moshën 93 vjeçare Presidenti Bush është i kufizuar në një karige me rrota prej rreth 5 vjetësh kështuqë krahët e tij zgjaten deri te mesi i njerëzve me të cilët del në fotografi. Në përpjekje për t'i bërë njerëzit që të ndihen rehat, Presidenti tregon të njëjtën shaka-dhe ndonjëherë i ka prekur gratë në të pasmet, në atë që, sipas tij, ishte asgjë më shumë se një gjest dashamirës. Disa e shohin si të pafajshëm këtë gjest, disa si të pahijshëm. Për çdokënd që është fyer, Presidenti Bush kërkon falje me shumë sinqeritet".  

Të fundit