Flash News

KRYESORE

Etika e veshjes nga Tatimet te deputetët në Kuvend, rregullat për parfumet dhe takat

Etika e veshjes nga Tatimet te deputetët në Kuvend, rregullat për

Etika e veshjeve në administratën shtetërore ndryshon nga një institucion në tjetrin. Në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve paraqitja e punonjësve duhet të jetë serioze për të respektuar autoritetin e institucionit që përfaqësojnë.

Edhe pse është një ndër institucionet më serioze, sërish nuk kanë të përcaktuar një veshje strikte si bankat por si pjesë të kodit të tyre të veshjeve theksojnë rëndësinë e paraqitjes me seriozitet pasi sipas tyre ndikon në krijimin e imazhit të institucionit ku punojnë.

Sipas burimeve nga Monitor, punonjësit e shërbimit duhet të kenë si pjesë të veshjeve kamishat, e pjesa tjetër veshje brenda normës së formales.

Ndërsa punonjësit në pozicione të tjera kanë kodin e formales nga e hëna deri të enjten, pasi të premten lejohet një veshje pak më sportive, përfshirë edhe xhinset.

E njëjta panoramë duket edhe për punonjësit e Kuvendit të Shqipërisë, i cili e ka të përcaktuar kodin e veshjes për deputetët.

Ajo që nuk lejohet janë atletet apo parfumi i tepruar. Deputeteve gra nuk u lejohen dekoltetë, taka më të larta se 7 cm, nëse duhet të përdorin bizhuteri të jenë fine dhe elegante, të shmanget grimi i tepruar, aksesorë të mëdhenj dhe me ngjyra ta forta, prerjen e flokëve dhe përdorimi i ngjyrave në mënyrë ekstravagante.

Deputetët duhet të shmangin aksesorët dhe stampat e dukshme, të jenë të rruar ose me mjekër e flokë të kuruara,. Nuk lejohen xhinset dhe pantallonat e shkurtra, kurse këpucët duhet të jenë zyrtare dhe të përshtatshme.

Këto udhëzime duhet të zbatohen prej deputetëve gjatë seancave parlamentare, në mbledhjet e komisioneve, apo takimeve të organizuara në Kuvend.

Të fundit