Flash News

KRYESORE

Etrit Berisha: Dua të ndërtoj një shkollë futbolli në Kosovë

Etrit Berisha: Dua të ndërtoj një shkollë futbolli në

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, së fundmi ka dhënë një intervistë për "Gazzetta dello Sport", ku veç të tjerash ka folur edhe për të ardhmen e tij.

Berisha ka treguar për golin e pësuar në Europa League ndaj Dortmundit, dhe ka pranuar se e ka vuajtur shumë atë episod.

“E vuajta shumë atë episod, por dua të them se më ka forcuar karakterin. Sot jam i kënaqur dhe dua të vazhdojë këtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, i pyetur se ku e shikon veten në të ardhmen, Etrit Berisha ka deklaruar një tjetër synim personal.

“E shoh veten me një çantë në krah pas rreth 10 vitesh, duke kërkuar talente, e shpresoj që të ndërtoj një shkollë futbolli në Kosovë”, ka thënë ai.

Të fundit