Flash News

KRYESORE

Eugent Bushpepa do mungojë në turin promovues të këngës “Mall”, mund të ketë pasur probleme me vizën

Eugent Bushpepa do mungojë në turin promovues të këngës

Ashtu si të gjithë pjesëmarrësit në Eurovizon edhe Eugent Bushpepa duhet të mbajë një tur promovues të këngës përfaqësuese në gjithë Evropën.

Eugent Bushpepa duhej të ishte i pranishëm në disa vende, por një problem teknik mesa duket ka bërë që turi promovues të mos vazhdojë.

Ditën e djeshme ai ka bërë një status në ‘Facebook’ të cilin më pas e ka fshirë.

“Duam t’u bëjmë me dije se për shkak të disa problemeve teknike Eugent Bushpepa nuk do të jetë pjesë e turit promovues për Eurovizion 2018 në Tel Aviv, Amsterdam, dhe Madrid edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen dy muaj më parë”, shkruhej në status.

Disa media shqiptare dhe të huaja thonë se problemi me vizën ka bërë që Eugenti të mos marrë pjesë edhe në festën e Eurovizionit në Londër, megjithatë kjo gjë nuk është konfirmuar ende nga delegacioni.

 

Të fundit