Flash News

KRYESORE

Eugenti “mollë sherri”, mediat kritikojnë Eleni Foureira: Ky simbol përfaqëson Shqipërinë e Madhe

Një foto që ka postuar Eugent Bushpepa në Instagram me shqiptaren Eleni Foureira ka shkaktuar shumë zhurmë, pasi mediat shkruanin që ky simbol përfaqson Shqipërinë e Madhe.

Televizioni “Star” shkruante në faqen e tij në internet se veprimi i dy këngëtarëve tregonte “Shqipërinë e Madhe”, duke e lidhur me nacionalistët dhe UCK-në.

“Të gjithë e dimë që ky symbol që ka bërë Eleni me këngëtarin shqiptar përfaqëson idenë që shqiptarët kanë për “Shqipërinë e Madhe”, por me siguri Eleni nuk është në dijeni të një fakti të tillë ndaj e ka bërë atë veprim. Më duket se Eleni me këtë simbol tregon se nuk është nga Meksika” , komentoi me ironi, njëra prej gazetareve në studion e televizioni “Star”.

Menjëherë pas këtyre kritikave, Eleni ka bërë një reagim ku shprehete se e do shumë Greqinë dhe nuk merret me çështje nacionaliste.

“Muzika është për të bashkuar dhe jo ndarë njerëz, e prandaj jam këtu pa asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më akuzojnë mua. Me të vërtetë e dua Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë tani e të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë”, shkruante Eleni në postimin e saj në Instastory.

Të fundit