Flash News

KRYESORE

EURALIUS dhe OPDAT refuzojnë opinionin për Dvoranin: Nuk merremi me çështje individuale, ta zgjidhë KLGJ

EURALIUS dhe OPDAT refuzojnë opinionin për Dvoranin: Nuk merremi me

Organizmat ndërkombëtar EURALIUS dhe OPDAT nuk kanë pranuar të japin një opinion lidhur me mbarimin ose jo të mandatit të Ardin Dvorianit, kreu të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si gjyqtar i të Gjykatës së Lartë.

Sipas EURALIUS dhe OPDAT, rasti i Dvoranit është çështje individuale dhe është kompetencë e KLGJ të bëjë përcaktimet, pas letrës së dërguar për opinion në 5 maj.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për çështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”, thuhet në përgjigjen e EURALIUS dhe OPDAT.

Dvorani është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidentit Alfred Moisiu në vitin 2005. Mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës së vitit 1998 ishte nëntë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje. Mandati i Dvoranit ka përfunduar në vitin 2014, por ai nuk është zëvendësuar akoma.

KLGJ u vu në lëvizje për këtë çështje nga Presidenti Ilir Meta, konflikti i të cilit me anëtarin e Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për procedurën e dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vijon prej gati 9 muajsh.

Meta i kërkon KLGJ që të shprehet ose të njoftojë përfundimin e mandatit të Dvoranit, pasi sipas tij me zgjidhje e tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë ai ishte zëvendësuar.

Të fundit