Flash News

KRYESORE

Euro 2020: Çekia shtang Anglinë, portugezët fluturojnë

Euro 2020: Çekia shtang Anglinë, portugezët fluturojnë

Franca sonte mori një fitore të lehtë në Reikjavik (1-0) kundër Islandës. Oliver Giroud shënoi golin e vetëm të takimit dhe ngjiti ekipin e tij në kuotën e 18 pikëve në grupin tonë të kualifikueseve, aty Andorra korri fitoren e parë (kundër Moldavisë, rivali ynë i radhës).

Ndërkohë, Çekia përmbysi 2-1 Anglinë duke siguruar tri pikë të arta në grupin A dhe duke barazuar Anglinë në krye me nga 12 pikë. Takimi tjetër i këtij grupi mes Malit të Zi dhe Bullgarisë u mbyll pa gola.

Portugalia e Ronaldos fitoi 3-0 ndaj Luksemburgut në shtëpi. Bernardo Silva zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan Cristiano Ronaldo dhe Guedes. Ky sukses i ngjit kampionët e Evropës në kuotën e 11 pikëve në vend të dytë, 5 më pak se Ukraina kryesuese, që triumfoi përballë Lituanisë me rezultatin 2-0.

Të fundit