Flash News

KRYESORE

Euro 2020/ De Biazi ka një porosi për Shqipërinë, Franca nuk e tremb

Euro 2020/ De Biazi ka një porosi për Shqipërinë, Franca nuk

Xhani de Biazi e njeh mirë Francën. Kur ishte në stolin e Shqipërisë, kombëtarja u përball tri herë me “Gjelat”. Një ndeshje e fitoi (1-0), tjetrën barazoi (1-1) dhe atë në Evropian në 2016, në fazën e grupeve e humbi (2-0).

Trajneri italian e di se “Les Blues” pavarësisht mungesave janë një ekip i frikshëm. jo më kot u shpallën kampionë bote.

E megjithatë, ai beson te forca e kuqezinjve.

“I kujtoj të tria shumë mirë. Të gjitha. Sepse të luash kundër një formacioni si ai i Francës nuk është e lehtë dhe nuk ndodh çdo ditë. Kemi bërë gjithmonë paraqitje shumë të mira, si edhe rezultate pozitive. Me përjashtim të ndeshjes në “Euro 2016. Shpresoj që Balaj o Cika (Cikalleshi) të mund të shënojnë gol që të dy. I kanë cilësitë për ta bërë, vetëm duhet që të besojnë akoma më shumë”, tha De Biazi për “Panorama Sport”.

Ish tekniku i kuqezinjve ka edhe një porosi për kombëtaren e drejtuar nga Edi reja.

“Luani në mënyrë inteligjente, por… duke provuar. Mos harroni, e gjithë pesha është mbi Francën, jo mbi ju.”

Të fundit