Flash News

KRYESORE

Euro 2020: Italia mposht Bosnjen, Spanja festival golash me maltezët

Euro 2020: Italia mposht Bosnjen, Spanja festival golash me maltezët

Italia sot fitoi 3-0 ndaj Bosnje-Hercegovinës duke marrë absolutisht pikë të plota në Grupin J. Djemtë e trajnerit Mancini e patën ndeshje krejt të lehtë ndaj ballkanasve, edhe pse ishin të gjithë titullarët.

Golat e takimit u shënuan nga Acerbi (21') Insigne dhe Belotti (53'). Ndryshe nga italianët, të cilët e kanë siguruar kualifikimin në Euro 2020, boshnjakët nuk kanë shans pas këtyre ndeshjeve të grupeve, por do të marrin pjesë në fazën playoff si fitues të Grupit B3 të Nations League.

Spanja, ndërkohë, mundi 7-0 Maltën në Grupin F. Maltezët renditen të fundit, kurse iberikët, ashtu si Italia, e kanë siguruar me kohë kualifikimin. Pjesa e parë u mbyll 2-0 me gola të shënuar nga Morata (24') dhe Cazorla (41'). Spektakli i vërtetë dhe golat e vrullshëm u ruajtën më shumë në pjesën e dytë. Spanja shënoi edhe 5 gola të tjerë me yjet Torres (62'), Sarabia (63'), Olmo (69'), Moreno (71') dhe Navas (86').

Suedia mposhti 2-0 Rumaninë me gola të Berg (18') dhe Quaison (34'), rezultat që i jep kualifikimin si vend i dytv i grupit F.

Të fundit