Flash News

KRYESORE

"Euro 2020"/ Këshilla nga Dallku për trajnerin Panuçi: Shqipëria mund të kualifikohet

"Euro 2020"/ Këshilla nga Dallku për trajnerin

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses, Armend Dallku ka komentuar shortin e ekipit kuqezi për ‘Euro 2020’.

Në një prononcim për ‘Radio Prishtina’, Dallku thekson se Panuçi duhet të krijojë një ekip me formacion të qëndrueshëm.

“Ndaj Andorrës dhe Moldavisë duhet të fitojë pikë pasi janë nën Shqipërinë sa i përket nivelit. Shqipëria ka pasur probleme me lëndime në Ligën e Kombeve. Ekipi duhet të luajë në një linjë. Në këto eliminatore Shqipëria do të bëjë më mirë se në ndeshjen që i bëri në Ligën e Kombeve”, ka thënë Dallku.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Andorën dhe Moldavinë, ndërsa synohet renditja në vendin e dytë për tu kualifikuar në fazën e finale të ‘Angli 2020’.

Të fundit