Flash News

KRYESORE

‘Euro 2020’/ Mavraj kundër Dukës dhe Panuçit: Shqipëria ka shanse për tu kualifikuar

‘Euro 2020’/ Mavraj kundër Dukës dhe Panuçit:

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj mendon ndryshe nga presidenti Duka dhe trajneri Panuçi sa i takon shortit të ‘Euro 2020’, të cilët e cilësuan të vështirë.

Mbrojtësi i Arisit të Selanikut thekson se Franca, Turqia dhe Islanda janë kundërshtarë të vështirë, por jo të pakalaueshëm.

“Për mundësi dhe shanse është e vështirë të flasim tani. Kemi pasur ndeshje të mira me Francën dhe Turqinë. Me këtë grup, e dimë që Islanda ka ecur shumë përpara, është e fortë. Islandën dhe Turqinë i kemi kundërshtarë kryesorë. Nëse ia dalim në këto ndeshje, kemi shumë mundësi”, pohoi mbrojtësi duke duke dhënë edhe argumentat përgatësi lidhur me Turqinë dhe Islandën.

“Islanda është më e vështirë për të luajtur, se është një ekip që kurrë nuk e anashkalon kundërshtarin. E përgatit ndeshjen në mënyrë maksimale, dhe luftojnë në çdo ndeshje. Është më e vështirë kundër tyre, dhe kanë fituar shumë vetëbesim. Kurse Turqia është ende në ndërtim, kanë ndërruar trajnerin. Islanda është pak më e fortë se Turqia, por të dyja janë të vështira”, përfundoi Mavraj.

Të fundit