Flash News

KRYESORE

Euro 2020, mediat serbe komentojnë fatin e Kosovës

Euro 2020, mediat serbe komentojnë fatin e Kosovës

Sot në Dublin është hedhur shorti i kampionatit europian “Euro 2020” dhe kombëtarja e Kosovës ka rënë në një grup ku janë edhe Anglia, Republika Çeke, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Shorti  është shoqëruar me komente nga mediat serbe, të cilat e mohojnë Kosovën duke përdorur frazën “e ashtuquajtura Kosovë”.

“Serbia ishte me fat në short, Mali i Zi luan kundër të ashtuquajturës Kosovë”, shkruan "Telegraf.rs".

“Serbia është renditur në grupin e tretë, kështu që nuk ka mundur të luajë me të ashtuquajturën Kosovë”, shkruan "Blic.rs" duke përdorur të njëjtën shprehje.

Të fundit