Flash News

KRYESORE

EURO 2020/Përballja me Turqinë, formacioni i Panuçit për Kombëtaren shqiptare

EURO 2020/Përballja me Turqinë, formacioni i Panuçit për

Tekniku i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, e kishte projektuar formacionin për përballjen e sotme kundër Turqisë që në ditën e fundit të grumbullimit, por seanca në “Loro Boriçi” i ka hequr dilemat mbi disa prej interpretuesëve.

Panuçi Ashtu nuk do t’i hyjë asnjë aventure të rrezikshme sulmuese dhe moduli 4-2-3-1 i jep kuqezinjve më shumë ekuilibër në prapavijë, por edhe mundësinë për të goditur me kundërsulme të shpejtë.

Në këtë mënyrë, përpara portës së Berishës do të rreshtohen Hysaj e Veseli në krahë, ndërsa në qendër Gjimshiti dhe Ismajli me këtë të fundit që ka fituar balotazhin me Ajetin.

Në mesfushë, Xhaka dhe i rikthyeri Abrashi japin grintë dhe forcë, ndërsa organizimi i aksioneve sulmuese do t’i besohet Memushaj.

Ndërkohë,  edhe pse alarmoi skuadrën për një dëmtim të mundshëm në stërvitje, Armando Sadiku do të zbresë në fushë nga minuta e parë, ndërsa sulmuesin e vetëm të deklaruar do ta ndihmojnë nga krahët Uzuni e Grezda, dy lojtarë të shpejtë dhe me aftësi teknike nga të cilët Kristian Panuçi pret shumë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Turqisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, do të luhet në "Loro Boriçi" në Shkodër në orën 20:45.

Të fundit