Flash News

KRYESORE

Euro 2020/ Roshi: Franca nuk i ka problem mungesat, edhe lojtarët e stolit luajnë në ekipe të mëdha

Euro 2020/ Roshi: Franca nuk i ka problem mungesat, edhe lojtarët e stolit

Franca do të ketë mungesa të yjeve të saj për takimin e radhës kundër Shqipërisë, por për Odise Roshin kjo pak rëndësi ka. Kur bëhet fjalë për “Gjelat”, ata i kanë talentet me shumicë, kështu që për Shqipërinë nuk ka për të qenë aspak e lehtë.

Franca ndaj Shqipërisë do të ketë 5 mungesa të mëdha siç janë ato të Mbappe, Kante, Pogba, Dembele e Laporte.

“Mungesat e Francës? Edhe ata që janë në stol luajnë në ekipe të mëdha dhe nuk e kanë problem. Nuk është mirë të flasësh, fitojmë apo humbim. Me Francën kemi fituar këtu dhe barazuar atje, por ia lëmë ndeshjes më mirë.”

Mesfushori i krahut foli për gjendjen e tij fizike dhe ekipin kuqezi.

“Pas operacionit e kam marrë veten mirë dhe kam zhvilluar disa ndeshje. Mendoj se jam në formë optimale tashmë. Kombëtarja është shumë mirë dhe ndeshjen e fundit kemi fituar. Kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Francës dhe Islandës. Luajmë ndaj një kundërshtari të mirë dhe dihet se ku luajnë. Do të hyjmë në fushë dhe të japim maksimumin”, tha Roshi në konferencë për shtyp.

Të fundit