Flash News


KRYESORE

Euro 2020/ Trajneri Deschamps: E respektojmë Shqipërinë, janë ende në garë

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka bërë publike listën me 23 futbollistë që ai ka grumbulluar për dy takimet kualifikuese të Euro 2020, më 7 shtator kundër Shqipërisë dhe më 10 shtator kundër Andorrës.

Ndaj kuqezinjve do të ketë tri mungesa tepër të rëndësishme. Kylian Mbappe i Paris SG, Ousmane Dembele i Barcelonës dhe Ngolo Kante i Chelsea-s.

“Shqipëria është një kundërshtar që ne e respektojmë. Me 6 pikë ato janë ende në garë. Po t’i shohësh vëren se kanë një organizim specifik, me tre qendërmbrojtës. Është një ekip që nuk është e lehtë të luash dhe në shtëpinë e tyre janë ende më të vështirë. Do ta përgatisim këtë ndeshje me seriozitet dhe përqendrim.”

Gjelat kryesojnë Grupin H me 9 pikë të grumbulluara nga 3 takime, kurse Shqipëria është në vend të 4-t.

Të fundit