Flash News

KRYESORE

Euro 2020, trajneri i Kosovës tregohet optimist: Kam besim në ekipin tim

Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në eliminatoret e kampionatit europian që do të mbahet në 2020. Kosova do të jetë në grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke dhe dy skuadra ballkanike, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Pas shortit, ka reaguar trajneri i Kosovës, Bernhard Challandes, i cili  e ka komentuar me optimizëm renditjen në grup.

“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova. Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë. Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë”, ka thënë trajneri Challandes.

Të fundit