Flash News

KRYESORE

Eurobond 650 mln euro/ Ahmetaj: Arritja tregon besimin e autoriteteve ndaj qeverisë; Denaj: Financimi për projekte prioritare

Eurobond 650 mln euro/ Ahmetaj: Arritja tregon besimin e autoriteteve ndaj

Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj ka dalë sot në një konferencë së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Ekonomisë Anila Denaj për të folur rreth eurobondit 650 milionë euro të cilin do të marrë Shqipëria nga tregjet ndërkombëtare.

Në fjalën e tij Ahmetaj theksoi se matja e një shumë të tillë tregon besimin e madhë që kanë autoritetet e huaja tek qeveria shqiptare.

Procesin e eurobondit do ta rris me një proces të rritjes të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare. 17 shkurti tregoi besimin e komunitetit ndërkombëtar në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të zhdukur pasojat e tërmetit. Nëntë qershori ishte besim edhe ndaj autoriteteve. Më 2010 na tregtuan me 11 përqind një eurobond që nxorëm. Nuk na trajtuan me 3.5 për qind sepse nuk kishin besim tek autoritetet. BB nuk jepte borxhe sepse nuk kishim besim tek autoritetet.  Dje na kanë vlerësuar autoritet me risk zero.

Kjo tregon një besim të madh tek qeveria dhe autoritetet e Shqipërisë nga të huajt. Falë reformave, Shqipëria është bërë me risk. Maqedonia e Veriut është 2B,ndërsa ne jemi B. Nuk është borxh në traditë të borxhit. Të gjitha shtetet dalin në treg. Të gjitha shtetet dalin në treg e nuk trajtohen të gjitha njësoj. Eurobondi do të përdoret për rritje të pagave në sektorë të ndryshëm, për rritje të pensioneve, për projektet që kemi etj”, ka thënë Ahmetaj.

Ndërkaq Ministrja e Financave Anila Denaj bëri me dije se përmes eurobondit do të financohen projektet prioritare.

Kane qenë 190 investitorë, që në tregjet ndërkombëtare kanë ofruar mbi 4 herë vlerën që ne kemi kërkuar. Financimi i siguruar nga eurobondi do të përdoret për të financuar eurobond të marrë më herët dhe për të plotësuar nevojat për financim në vitin 2020. Investitorët e huaj duan të investojnë në Shqipëri Ata kanë besim tek qeveria”, u shpreh Denaj.

Të fundit