Flash News

KRYESORE

Eurobondi, Bardhi: 200 për të shlyer borxhin e 2015, ndërsa 450 milionë qeveria i ndan me oligarkët

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka ironizuar Ramën lidhur me eurobondin 650 milionë euro që do të marrë Shqipëria pas krizës së koronavirusit.

Sipas Bardhit, qeveria po merr borxh për të shlyer 200 mln euro borxhe të viteve të kaluara, ndërsa 450 mln euro do të përdoren në projektet e PPP me oligarkët.

Ai thotë se kryeministri është i dështuar kurse qeveria është e falimentuar po braktis shqiptarët.

Reagimi i Bardhit

🔴VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh!

🔴🔴VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!

🔴🔴🔴VËMENDJE! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.

❌ Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë.

Të fundit