Flash News

KRYESORE

Eurobondi/ Rama gëzohet për borxhin 500 milion euro: kemi bërë reforma

Eurobondi/ Rama gëzohet për borxhin 500 milion euro: kemi

Shqipëria ka dalë sot për herë të tretë në tregjet financiare ndërkombëtare për të marrë hua deri në 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet.

Kryeministri Edi Rama shprehet përmes një postimi në Twitter se Shqipëria tashmë shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese.

“Tregjet u përgjigjën qartë. 4 vjet më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5 vjeçar, për të kompensuar ata që investonin paratë tek ky vend. Sot paguajmë 3.5% bond 7 vjeçar Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese. Ende shumë për të bërë”, shkruan Rama në Twitter.

Ministria e Financave njoftoi se sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi pritej dalja me sukses në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin.

 

Të fundit