Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Flir Mosho*
Kryeministri Rama e cilësoi si sukses të padiskutueshëm emëtimin e Eurobondit prej 650 mln euro. “Një sukses i madh i qeverisë në emëtimin e Eurobondit 2020, ku investitorët u treguan të gatshëm të investojnë me besim në ekonominë shqiptare”, tha Kryeministri.
Të gjithë ata që analizojnë ekonominë dhe ndjekin dinamikën e tregjeve financiare e dinë që norma e bonove me afat maturimi 7 apo 10-vjeçare në Eurozonë është praktikisht zero, madje në disa raste është negative.
Është në interesin e bankave dhe fondeve të investimeve që të vendosin paratë në bono, që japin një përqindje shumë më të lartë se norma mesatare e vendeve në Eurozonë. Është si një bast i sigurt që në fund të ditës, do të kthejë paratë me interes, ndërkohë që diku tjetër nuk do të prodhojë asnjë efekt financiar pozitiv (për të mos thënë negativ) në 7 vitet që do të vijnë.
Është një tjetër lloj investitori që qeveria shqiptare duhet të kujdeset në fakt. Janë investitorët e mëdhenj, të cilët kontribuojnë realisht në ekonomi si TAP, Devoll Hydropoëer ku në 4 vitet fundit investuan rreth 2 miliardë euro në ekonomi. Tashmë kanë përfunduar investimet e tyre dhe qeveria Rama, në 7 vite të saj, nuk është kujdesur të sjellë as edhe një të tillë.
Borxhi publik që llogariste qeveria në fillim të vitit do të ishte 69% ndërkohë me emëtimet e shpeshta në tregun e brendshëm dhe ekspozimin në tregjet financiare ndërkombëtare, do të shkojë në 80%. Në deklaratat e ministrave, që kujdesen për financat e këtij vendi, thuhet se një pjesë do të shkojë për ripagesat e borxhit që janë marrë në 2015 dhe 450 milionë euro do të jetë emëtim i ri.
Nga analiza e FMN-së për vitin 2020 rezulton se ekonomia shqiptare do të tkurret me 5% këtë vit. Për rrjedhojë, niveli i borxhit do të impaktohet dy herë negativisht, së pari nga rënia ekonomike që është e pashmangshme dhe nga emëtimi i ri, që qeveria nxitoi ta shesë si sukses të madh. Për rrjedhojë, niveli i borxhit publik mund të kalojë 80% deri në fund të këtij viti.
Një tjetër problem me borxhin publik është dhe Projekti 1 miliard i nisur nga qeveria vetëm dy vite më parë. Të gjitha projektet me ofertë të pakërkuar që ka nisur Rama, përkundër rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare, nuk trajtohen si borxhe publike, por si projekte me Partneritet Publik-Privat “jashtë bilanceve”, të cilat kanë krijuar detyrime kontratuale që buxheti i shtetit do t’i shlyejë në 10 apo 15 vitet e ardhme. Thjesht duke përdorur një truk kontabilizimi, qeveria praktikisht ka fshehur një borxh publik që shkon në rreth 2% të PBB vetëm në dy vitet e fundit.
Nga ana tjetër, menaxhimi i financave është në nivel shumë të dobët ku deficiti fiskal thellohet çdo ditë dhe paketat e propozuara për shpëtimin nga kriza nuk mund të bëjnë gjë tjetër, vetëm sa mund të shtojnë agoninë e saj. Nga buletini fiskal i të dhënave zyrtare të qeverisë, deri tani deficiti është mbi 20 miliardë lekë dhe do të vazhdojë të thellohet. Nga projeksionet e FMN dhe nga të gjitha analizat makrofiskale paraprake, deficiti vetëm do të thellohet ku në fund të vitit, mund të arrijë në 80 miliardë lekë apo rreth 6% e PPB. Në këtë situatë kritike, atëherë qeveria do të detyrohet që të kërkojë përsëri para borxh, në tregjet e brendshme apo të huaja, duke e futur ekonominë në një vorbull pa kthim.
Një impakt shumë të fortë, kriza ka pasur edhe në punësim. Sipas analizave të vetë bizneseve deklarohet se listat e të punësuarve janë zvogëluar me rreth 60 mijë vetë, që do të thotë me 10% të totalit të të punësuarve të deklaruar në 2019. Efekti i rikuperimit të punësimit ka gjasa të kërkojë shumë më shumë kohë, duke marrë në konsideratë që sektorë të rëndësishëm si turizmi dhe shërbimet do të kenë një vit shumë të vështirë në këtë sezon.
Ndërkohë si masë për zgjidhjen e krizës, kryeministri së fundmi propozon amnistinë fiskale dhe mendon se kjo do të mbushë arkat e shtetit për të përballuar të gjitha presionet për pagesat e PPP, shërbimin e borxhit, investimet publike, paketat sociale, kërkesat nga shëndetësia dhe shpenzime të tjera të domosdoshme.
Paketa e propozuar për amnistinë fiskale nuk do të ketë asnjë impakt në përmirësimin e financave të qeverisë, në asnjë aspekt. Nga ana tjetër, kjo paketë nuk është e qartë edhe nga pikëpamja teknike si do të vijnë të ardhurat e palegalizuara dhe si ato do të futen në sistem për t’u përkthyer në gjenerator për ekonominë e vendit.
Eksperimentet dhe mungesa e profesionalizmit në menaxhimin e financave publike janë nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie. Vlejmë të kujtojmë këtu që, në një periudhë fare të shkurtër, janë bërë shumë ndërhyrje në politikat fiskale pa asnjë lloj analize, duke prodhuar efektin e kundërt me atë që mendohej. Përkundër të gjithë sugjerimeve të ekspertëve të FMN vetëm dy vite më parë, Ministria e Financave ndryshoi regjimin e Tatimit e Vlerës së Shtuar, duke përfshirë edhe bizneset e vogla në këtë skemë. Sugjerimet e ekspertëve për efektin e papërfillshëm fiskal dhe ngarkesën e madhe që sillte në administrim ranë në vesh të shurdhër. Tashmë që është kuptuar që kjo ishte një masë e pastudiuar, qeveria Rama po kërkon sërish ndryshimin e këtij regjimi.
Tashmë është e qartë që e gjithë politika në menaxhimin e financave publike me rritje të taksave ka prodhuar një rritje minimale ekonomike, rritje progresive të borxhit, PPP që po krijojnë një risk sistemik, pak investime publike, rritje të varfërisë dhe përkeqësim në çdo aspekt të ekonomisë.
*Master of Science-Boston University
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38