Flash News

KRYESORE

Eurodeputetët letër Ramës: Ngjarjet e përsëritura të mosrespektimit të të drejtave njerëzore rrezikojnë integrimin e Shqipërisë

Deputetët e Parlamentit Evropian i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së Shqipërisë në BE, Suela Janina, për deportimin e shtetasit turk Selami Simsek.

Përmes një postimi në Twitter, eurodeputetja Ramona Strugariu shprehet se i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të mos depërtojnë Simsek në Turqi dhe të sigurojnë një gjykim të drejtë.

Ajo paralajmëron autoritetet shqiptare se ngjarjet e përsëritura të mosrespektimit të të drejtave njerëzore mund të ketë një ndikim serioz në integrimin e Shqipërisë

"Unë ftova Botos Vlad dhe eurodeputetë të tjerë për t'i drejtuar një letër Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe ambasadores Suela Janina, duke u kërkuar autoriteteve të mos deportojnë Selami Şimşek në Turqi dhe të sigurojnë një gjykim të drejtë. Ngjarjet e përsëritura të mosrespektimit të të Drejtave Njerëzore mund të kenë ndikim serioz në procesin e integrimit të Shqipërisë." shkruan eurodeputetja.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit