Flash News

KRYESORE

Eurodeputeti: Forcat politike gabuan me parashikimet në zgjedhje. Meta gaboi me “cunamin”

Eurodeputeti: Forcat politike gabuan me parashikimet në zgjedhje. Meta

Zhvillimi i zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri ka shkaktuar një mosmarrëveshje midis OSBE/ODHIR dhe delegacionit të Parlamentit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve. Për Parlamentin Europian, proçesi duhet parë më shumë në kontekstin politik, sesa në atë teknik siç e ka peshuar OSBE/ODHIR. Kjo mosmarrëveshje është shprehur hapur prej kreut të delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan në gjirin e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian.

Eduard Kukan, Eurodeputet: Unë i kam bërë të ditura tashmë sfidat për të cilat u përballëm me OSBE-ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri. Thënë shkurt, ne konsiderojmë, se OSBE-ODHIR nuk e ve theksin mjaftueshëm në kontekstin politik të zhvillimit të zgjedhjeve.

Klaus Buchner, Eurodeputet: OSBE vëzhgoi se nga pikëpamja teknike rrezikohej kufiri i përcaktuar prej 3% dhe se vëzhduesit kishin konstatuar parregullsi në disa zona votimi dhe për këtë i gjithë proçesi mund të binte poshte. Ndërkohë, ne pamë që zgjedhjet u zhvilluan normalisht.

Për eurodeputetët, moskontestimi i zgjedhjeve dhe mungesa e ngërçeve të mëtejshme politike në Shqipëri tregon për një rikthim të normalitetit demokratik në vend. Ndaj, siç e kanë cilëuar disa parlamentarë europianë, nuk ka më kuptim më të shtyhet hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Christian Dan Preda, Eurodeputet: Të gjitha forcat politike u gabuan në parashikime. Rama që dyshonte se nuk do kishte shumicën e duhur për të qeverisur, e arriti këtë shumicë. Basha mendonte se Partia Demokratike ishte krah për krah me atë socialiste, ndërkohë që rezultati tregoi që kishte një diferencë të rëndësishme midis tyre dhe “cunami” i anonçuar nga Meta nuk ndodhi. Fakti që nuk pati kontestim apo bllokim tregon që ka një rikthim të normalitetit demokratik në Shqipëri. Tani duhen vijuar reformat, por shpresojmë në hapjen e negociatvae të anëtraësimit, pasi tashmë nuk ka kuptim që kjo të shtyhet sërish.

Eduard Kukan, Eurodeputet: Duhet theksuar, se rekomandimet e OSBE/ODHIR për proçesin zgjedhor e kryesisht për depolitizimin e administratës zgjedhore nuk janë zbatuar. Këto rekonandime duhen zbatuar në kohën e duhur para zgjedhjeve të arshshme. Tashmë është detyrë e të gjitha partive politike që të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në Parlamentin e ri. Qeveria e re duhet të ecë përpara me reformat e integrimit veçanërisht me zbatimin e reformës së gjyqësorit dhe proçesit të Vetting.

Gjatë diskutimit, eurodeputetët janë shprehur, se Bashkimi Europian duhet të angazhohet më shumë në proçesin e integrimit me vendet e Ballkanit oër të zhbërë perceptimin e krijuar në vendet e Ballkanti, që proçesi i anëtarësimit është ngrirë dhe perspektiva e anëtarësimit mund të marrë me vite të tëra.GSH

 

 

 

Të fundit