Flash News

KRYESORE

Eurodeputeti gjerman për situatën në Shqipëri: Nuk duhet të prisni gjithmonë arbitra nga Brukseli

Eurodeputeti gjerman për situatën në Shqipëri: Nuk duhet

Në një intervistë për Deutsche Welle-n, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein u shpreh se Shqipëria nuk duhet të presë që të vijnë gjithmonë arbitra nga Brukseli për të sheshuar çdo grindje.

“Protestat paqësore në një demokraci janë të zakonshme dhe të mundura. Megjithatë, e rëndësishme është që të mbeten paqësore dhe të mos e zëvendësojnë punën parlamentare”, shprehet ai.

Djegien e mandateve nga deputetët opozitarë, nga ana tjetër e quajti një lloj prishjeje kontrate.

Deutsche Welle drejton pyetjen “A do të ndikojnë këto protesta në procesin e hapjes së negociatave?”

“Po. Jo edhe aq protestat në rrugë për sa kohë ato janë paqësore. Nëse janë të dhunshme është diçka tjetër pastaj, por një vend ku opozita i dorëzon mandatet e saj do ta ketë më të vështirë ‘të shesë’ reformat pozitive të tij, sesa kur Parlamenti do të vazhdonte me punën e tij”, tha Fleckenstein.

 

Të fundit