Flash News

KRYESORE

Eurodeputeti: Jam i zhgënjyer nga kryetarja e LSI-së. Ish deputeti i përgjigjet: Mos u bëj “zonja e parë” e qeverisë së drogës

Eurodeputeti: Jam i zhgënjyer nga kryetarja e LSI-së. Ish deputeti i

Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Europian, Knut Fleckenstein gjatë konferencës për media, tha se është zhgënjyer nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pasi ajo tha se këtu është i nevojshëm ndryshimi i qeverisë, dhe se nëse ndërkombëtarët nuk e kuptojë këtë, ky nuk është problemi ynë.

“Ne e bëmë të qartë, se ne i kuptojmë argumentet e Bashës, por edhe sikur opozita të ketë tërësisht të drejtë për akuzat, bojkotimi i Kuvendit, nuk është zgjidhje e problemit dhe në fund dëshiroj të them që u befasova, u çudita shumë por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, pasi ajo tha vetëm një fjali, në fund të takimit, e kanë marrë vendimit që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti për shoqërinë dhe vendin e në rast se evropianët nuk e kuptojnë ky nuk është problemi i tyre, ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili”, u shpreh Fleckenstein.

Ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar pas deklaratës së eurodeputetit duke i bërë thirrje që të mos bëhet “zonja e parë” e qeverisë së drogës.

“Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës. As qeveria e vendit tënd nuk e do! Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj”, shprehet Spahiu.

Kryetarja e LSI-së ka reaguar gjithashtu me një status në ‘Facebook’, menjëherë pas konferencës për mediat të delegacionit europian.

“Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”, shkruan Kryemadhi.

Shqiptarëve tre herë i janë refuzuar negociatat, durimi i humbet Knut Fleckenstein: Pamjet e protestave vonojnë integrimin

Të fundit