Flash News

KRYESORE

Eurodeputeti Kukan uron Metën për zgjedhjen si president

Eurodeputeti Kukan uron Metën për zgjedhjen si president

Eurodeputeti Eduard Kukan ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen e tij si president.

Pëmes një mesazhi Kukan shkruan se  Shqipëria ka bërë zgjedhjen më të mirë me zgjedhjen e Metës President dhe se sipas tij Meta do të tërheqë vendin drejt së ardhmes europiane.

“Më lejoni t’ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Shqipërisë. Nuk kam asnjë dyshim se me ketë zgjedhje Shqipëria beri zgjedhjen më të mirë. Unë jam i sigurt se ju do të përdorni përvojën tuaj të madhe dhe mençurinë politike për të udhëhequr popullin tuaj drejt te ardhmes evropiane që ai meriton”- thuhet në mesazhin e Eduard Kukan.

Të fundit