Eurodeputeti ngre alarmin: PS po përfiton nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese

Raporteri për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Europiane David Lega ka ngritur si problem shumë shqetësues mungesën e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen e saj funksionale për të marrë vendime për disa çështje të rëndësishme.

Në një intervistë për ‘panorama’ Lega thotë se ka disa tregues që tregojnë se nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese po përfiton shumica qeverisëse.

“Për fat të keq, disa ngjarje të fundit tregojnë se shumica qeverisëse po përfiton nga mungesa e Kushtetueses dhe po ndërmerr hapa vendimtar për të shfrytëzuar “mundësitë që po i shfaqen. Një kurs i tillë veprimi nuk mund të jetë i tolerueshëm. Bashkimi Evropian duhet të kërkojë institucione të pavarura dhe transparente dhe kurrë nuk duhet të bëhen kompromise sa i përket të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, u shpreh Lega.