Flash News

KRYESORE

Eurodeputetja e shpallur “non grata”: Pakica greke në Shqipëri jeton në klimë terrori

Eurodeputetja e shpallur “non grata”: Pakica greke në

Eurodeputetja qipriote e cila është shpallur person “non grata”, ka akuzuar qeverinë shqiptare para deputetëve të Parlamentit Europian duke thënë se janë shkelur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare më shpalli person non-grata sepse mbroj të drejtat e njeriut, të pakicës greke, të cilat janë shkelur nga qeverisja shqiptare, dhe që jetojnë në një klimë terrorizmi dhe spastrimi të heshtur. Të drejtat e grekëve janë shkelur nga shteti shqiptar përmes frikësimit, ndërsa të drejtat e tyre arsimore dhe përdorimi i gjuhës greke janë të persekutuar sistematikisht”, shprehet Eleni Theocharous.

Ajo vazhdon të këmbëngulë se shqiptarët vranë Konstandinos Kacifa sepse ngriti flamurin grek. Sipas saj, duhet krijuar një ekip për të zbuluar të vërtetën e asaj që po ndodh në komunitetin grek.

Parlamenti Europian refuzoi të zhvillonte një debat për vrasjen e Kostandino Kacifas.

Të fundit