Flash News

KRYESORE

Eurodeputetja tregon shtetet që po bllokojnë liberalizimin e vizave në Kosovë

Eurodeputetja tregon shtetet që po bllokojnë liberalizimin e vizave

Raportuesja për liberalizmin e vizave në Parlamentin Europian, Tanja Fajon ka shprehur në Bruksel se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen pa viza. Fajon thekson se Prishtina i ka përmbushur kushtet e vendosura.

Deputetja e PE shprehet e zhgënjyer nga mungesa e vullnetit për liberalizmin e vizave për kosovarët dhe kërkoi nga institucionet e Kosovës që kërkesat e tyre t’ua drejtojnë më drejtpërdrejt vendeve anëtare, e jo thjesht institucioneve të BE-së.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, sepse ata e kanë bërë punën e tyre”, tha Fajon.

Ajo veçoi Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Rumaninë si vende kyçe, ku procesi i liberalizimit është bllokuar. Fajon ka shprehur se së bashku me Eduard Kukan do të kërkojnë që vendet anëtare të BE të mbajnë premtimet.

Të fundit