Flash News

KRYESORE

Euronews për protestën e opozitës: Krim dhe korrupsion, mijëra shqiptarë kundër qeverisë së Ramës

Protesta paqësore e opozitës ditën e sotme është pasqyruar dhe nga mediat ndërkombëtare. Euronews shkruan se në Shqipëri mijëra opozitarë kanë zbarkuar në rrugët e kryeqytetit duke i kërkuar kryeministrit Rama që të largohet.

“Qytetarët akuzojnë administratën e kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe për krim të organizuar. Qytetarë, aktivistë dhe liderët e opozitës u mblodhën në bulevardin qendror të kryeqytetit”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Po ashtu citohet se Shqipëria është vend anëtar i NATOS që prej vitit 2009  dhe pret të nisë negociatat për anëtarësim këtë vit.

 

Të fundit