Flash News

KRYESORE

Euronews: Vazhdojnë protestat në Shqipëri, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe bojkot të zgjedhjeve

Euronews ka shkruar për protestën e opozitës të zhvilluar dje në mbërmjë në Tiranë. Sipas Euronews kjo ka qenë një ndër protestat më paqësore të zhvilluara nga opozita.

Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare, disa të veshur me maskë të kryeministrit Edi Rama, u mblodhën para zyrës së tij duke protestuar vazhdimisht kundër qeverisë së kryeministrit. Disa bartnin flamuj që lexonin "S`ka zgjedhje pa opozitën" ose "Rama ik".

Pavarësisht protestave të opozitës që nga mesi i shkurtit, Rama, kreu i Partisë Socialiste, tha se ishte i vendosur që zgjedhjet lokale do të zhvillohen me datën 30 qershor.

Partitë e opozitës së qendrës së djathtë po bojkotojnë zgjedhjet prej disa muajsh thirrje për zgjedhje të parakohshme kombëtare dhe akuzojnë qeverinë për manipulimin e votave dhe shumë keqqeverisjen.

Shkrimi më tej vazhdon dhe më përshkrimin që i bëjnë qytetarët qeverisjes së Ramës, të cilët shpjegojnë se kanë dalë në protestë për të larguar Ramën dhe qeverinë e krimit.

Burimi: Euronews

Të fundit