Flash News

KRYESORE

“Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve”, Basha: Koha për zgjidhje politike me largimin e Edi Ramës

“Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve”, Basha: Koha

24 orë pas protestës së të shtunës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këmbëngul se endrra e Edi Ramës për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar.

Në një postim në Facebook me titullin: “Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!”, kreu demokratik shton se tani është koha për zgjidhje politike dhe se largimi i kryeministrit nuk vihet në diskutim.

“Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.  Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, përfundon Basha.

Protesta e radhes se opozites se bashkuar do te organizohet te premten e 31 majit para Kryeministrise ne oren 19:00.

Të fundit