Flash News

KRYESORE

Europa ‘kthen sytë’ nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Reuters: Hapet drita jeshile për fillimin e negociatave

Europa ‘kthen sytë’ nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut,

“Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, raporton agjencia e lajmeve Reuters në bazë të një draft vendimi që ka siguruar, cili është miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut.

Shpresat e dy vendeve Ballkanit Perëndimor u thyen herë pas here për shkak të skepticizmit të Francës dhe Holandës, lidhur me arritjet e vendeve në luftën kundër korrupsionit, parimet e demokracisë etj.

Por Parisi dhe Haga kanë lehtësuar kundërshtimet e tyre javët e fundit dhe kjo cështje ka marrë sërish vëmendje edhe pse Europa po përballet me shpërthimin e vrullshëm të koronavirusit.

Greqia ende nuk i është bashkuar vendimit të vendeve të bllokut, i cili kërkon unanimitetin e të gjithë anëtarëve, por burime diplomatike bëjnë me dije se Athina zyrtare e ka dhënë miratimin e saj pasi në draft u përfshinë dhe kërkesat për minoritetin në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht në mes të javës, sipas burimeve të Reuters.

Burimi: Reuters

Të fundit