Flash News

KRYESORE

Europa League: Interi fiton në Bullgari, United ndalet nga Club Brugge

Europa League: Interi fiton në Bullgari, United ndalet nga Club Brugge

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/16 në Europa League. Interi siguroi një fitore të rëndësishme përballë Ludugorets me rezultat 2-0 në Bullgari. Golat e takimit i shënuan Christian Eriksen dhe Romelu Lukaku (me penallti).

Manchester United u ndal në barazim 1-1 në Belgjikë përballë Club Brugge. Belgët kaluan të parët në avantazh me anë të nigerianit Dennis, ndërsa Martial barazoi takimin.

Sevilla ishte pranë humbjes 1-0 përballë Cluj, por El Nasry në minutat e fundit shmangu disfatën e spanjollëve me gol duke mbyllur takimin në 1-1. Gefate, ndërkohë, mposhti Ajax-in 2-0 me gola të Deyverson dhe Kenedy.

Të fundit