Flash News

KRYESORE

Europa League: Lazio fiton me vuajtje, Frankfurti përmbys Arsenalin

Europa League: Lazio fiton me vuajtje, Frankfurti përmbys Arsenalin

Sportingu i Lisbonës, APOEL dhe Lask Linz janë tri skuadrat e radhës të cilat kalojnë fazën e grupeve në Europa League. Sportingu bëri një ndeshje spektakolare duke fituar 4-0 ndaj PSV, teksa dy skuadrat e tjera siguruan kualifikimin duke fituar në transfertë.

Lazio fitoi me shumë vuajtje ndaj Cluj në “Olimpico” falë golit të Correas, por kualifikimi varet nga Celtic, që me një barazim në ndeshjen e ardhshme mund të kalojë grupin dhe Lazio ngec.

Suksesi i mbrëmjes ishte ai i Eintracht Frankfurt përballë Arsenalit. Gjermanët përmbysën londinezët 2-1. Në Suedi, ndërkohë, Malmo fitoi 4-3 përballë Dinamos së Kievit.

Të fundit