Flash News

KRYESORE

Europa League: Manchester United nuk ia del me të rinjtë ndaj Astanës

Europa League: Manchester United nuk ia del me të rinjtë ndaj

Manchester United sonte nuk ia doli të fitonte në transfertë ndaj Astanës në javën e pestë të fazës së grupeve në Europa League. Meqë "Djajtë e kuq" e kanë siguruar kualifikimin më përpara, sot trajneri Solskjaer preferoi të luante me formacionin e dytë.

Anglezët kaluan të parët në avantazh me mesfushorin Lingard, por vendasit përmbysën disavantazhin me gol të shënuar nga Shomko dhe me autogol të Bernardit.

Ndërkohë, në sfidat e tjera të orës 17:50, përmendim që Bazeli u mposht 1-0 nga Krasnodar. Zviceranët kryesojnë grupin me 10 pikë dhe kanë siguruar kualifikimin.

Të fundit