Flash News

KRYESORE

Europa League: Pepe shpëton Arsenalin, Strakosha humb në Skoci

Europa League: Pepe shpëton Arsenalin, Strakosha humb në Skoci

Arsenali sonte ishte duke humbur dhe duke u turpëruar në shtëpi kundër Guimaresit në Europa League, por ia doli të përmbysë rezultatin me dy gola nga Nicolas Pepe.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Edwards, por ekipi londinez diti të reagojë shpejt. Martinelli ishte ai i cili fillimisht barazoi rezultatin, teksa vetëm pak minuta më pas Duarte kaloi në avantazh sërish portugezët.

Pas shumë mundimesh dhe një loje problematike në mesfushë, Arsenali më në fund e mori veten në pjesën e dytë dhe përmbysi gjithçka me dopietën e të riut Pepe.

Topçinjtë me dy golat e lojtarit të blerë për 72 mln paundë nga Lille e shohin veten në krye të renditjes së grupit F me 9 pikë, ndërkohë që Frankfurt është ngjitur në vend të dytë.

Në ndeshjet e tjera, theksojmë fitoren e Celticut 2-1 ndaj Lazios së Strakoshës. Italianët (skuadër ku luan portieri i kombëtares shqiptare), kaluan të parët në avantazh me Lazzari, por golat e Christie dhe Julien përmbysën pët vendasit në pjesën e dytë.

Të fundit